Lidhje

Numri i të vdekurve nga fundosja e anijes ruse shkon në 120


Numri i të vdekurve nga fundosja e anijes ruse shkon në 120
Numri i të vdekurve nga fundosja e anijes ruse shkon në 120

Zyrtarët rusë thanë se polumbarët kanë nxjerrë gjashtë trupa të tjerë pa jetë nga rrënojat e një anije turistike që u fundos në fillim të muajit në Lumin Vollga duke e çuar numrin e viktimave në të paktën 120.

Zyrtarët thanë sot se dy persona vazhdojnë të figurojnë të humbur dhe mendohet të kenë vdekur në një nga katastrofat më të rënda detare në Rusi në disa dekada. Anija turistike Bulgaria u fundos papritur në një mot të keq pranë qytetit Kazan në Republikën ruse të Tatarstanit më 10 korrik.

Anija 56 vjeçare po operonte pa liçencën e duhur. Ajo ishte e mbingarkuar duke patur në bord 201 persona, shumica fëmijë.Vetëm 79 persona u shpëtuan. Të mbijetuarit thanë se anija pati probleme me motorrin dhe u anua para se të mbytej brenda pak minutave.

Autoritetet ruse kanë arrestuar operatorin e turit dhe një zyrtar lokal të liçencave si pjesë e një hetimi për fundosjen. Autoritetet kanë nxjerrë pjesërisht anijen nga uji dhe e kanë çuar në nivel më të cekët, ku do të kryen hetimet.



XS
SM
MD
LG