Lidhje

Nju Jork, ekonomia më e mirë falë imigrantëve


Prej shekujsh Nju Jorku ka qënë një magnet për imigrantët që kërkojnë një jetë më të mirë. Por një studim tregon se emigrantët kanë kontributin e tyre sidomos në arritjet ekonomike të këtij qyteti.

Imigrantët si këta në këtë tubim në Nju Jork janë një forcë gjithmë e më e madhe ekonomike. Sipas bashkisë së qytetit, emigrantët përbëjnë më shumë se 40 përqind të popullsisë së qytetit.
Të marrë së bashku, këta tre milion njerëz do të krijonin qytetin e tretë më të madh në Amerikë, thotë komisionerja për imgracionin Nisha Agarwal.

“Qyteti ynë është i pasur për nga imigracioni. Ata janë në shkolla dhe forcë shtytëse e ekonomisë në të gjitha nivelet dhe profesionet. Duhet ta mbështesim këtë sepse përfiton mbarë qyteti.”

Një studim i pavarur nga Americas Society/Council of the Americas, ose shkurtimisht AS/COA, bie ndesh me një perceptim të përgjithshëm që lidh imigrantët me varfërinë dhe krimin.

Studimi analizon statistikat në rritje të imigrantëve dhe të dhënat e policisë për krimet nga viti 1990 deri 2010. Ekonomia dhe cilësia e jetës për qytetin e Nju Jorkut njohën përmirësim të madh në këtë periudhë, kryesisht në lagjet e varfëra. Autori i raportit Jacob Bigdor shpjegon arsyen.

“Imigrantët shkojnë tek lagjet e varfëra sepse qiratë janë më të përballueshme dhe kështu i stabilizojnë ato lagje. Po ashtu shtojnë të ardhurat nga qiratë dhe reduktojnë situatat e padëshiruara. Këto çojnë në uljen e krimeve.”

Imigrantët që vijnë në Amerikë kanë gjasa më të vogla të kryejnë krime dhe më shumë shanse të punojnë pa pushim, thotë profesori Robert Thomson me Universitetin e Harvardit.

“Përse emigrojnë këtu? Sepse kërkojnë punë dhe përparim. Duan të rrisin familjet dhe kështu i bëjnë mirë komunitetit.”

Sipërmarrjet e imigrantëve po ashtu ndihmojnë ekonominë e qytetit. Shpesh imigrantët bëjnë punë që vendasit nuk i preferojnë, thotë Kate Brick që punon për Americas Society/Council of the Americas.

“Sektori bujqësor, fabrikat dhe industria e shërbimeve përbëjnë këtë gamë. Po ashtu imigrantët që vijnë këtu janë të shumëllojshëm. Përveç atyre që janë në punët me paga të vogla, kemi edhe disa prej mendjeve më të ndritura në botë që punojnë në industrinë teknologjike, inxhinieri, shkencë apo mjekësi.”

Madje, edhe imigrantët pa dokumente që shesin në rrugë apo kujdestaret e fëmijëve kontribuojnë, thotë Jacob Vigdor.

“Të gjithë blejnë gjëra, dhe kështu duhet të paguash taksën e shitjes. Ke nevojë të jetosh diku. Nëse je pronar apo qeraxhi, duhet të paguash taksën e pronës. Taksat e shitjeve dhe pronës janë një burim i rendësishëm për të ardhurat.

Shoqëria Amerikane/Këshilli i Amerikave po përdor studimin për imigrantët e Nju Jorkut që të ndihmohen edhe qytete të tjera amerikane të mirëpresin imigrantët në mënyrë që të gjithë të përfitojnë.
XS
SM
MD
LG