Lidhje

Obama: Demokratët e republikanët të ndajnë përgjegjësitë për ta çuar vendin përpara


Obama: Demokratët e republikanët të ndajnë përgjegjësitë për ta çuar vendin përpara
Obama: Demokratët e republikanët të ndajnë përgjegjësitë për ta çuar vendin përpara

Presidenti amerikan Barak Obama tha se demokratët dhe republikanët duhet të ndajnë përgjegjësitë për të çuar vendin përpara në vitin e ri.

Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, presidenti Obama tha se ndërkohë që shqetësim kryesor është përmirësimi i ekonomisë, ligjvënësit duhet gjithashtu të punojnë së bashku për të garantuar forcën e ekonomisë dhe aftësinë e Amerikës për të konkuruar në të ardhmen afat-gjatë.

Presidenti tha gjithashtu se me formimin e kongresit të ri pas disa ditësh, ai është i gastshëm të punojë me këdo që ofron ide të mira dhe angazhohet për zbatimin e tyre, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake.

Presidenti Obama tha se synimi i tij për vitin e ri është rritja ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe ngritja e klasës së mesme.

Në fjalimin e përjavshëm të republikanëve, senatorja Kelly Ayotte nga shteti Nju Hamshir tha se partia e saj do të vazhdojë të fokusohet në shkurtimin e shpenzimeve qeveritare dhe të ndihmojë bizneset të krijojnë vende të reja pune.

XS
SM
MD
LG