Lidhje

Politika amerikane në Lindjen e Mesme


Presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Shtetit John Kerry kanë ri-ngjallur perspektivën e bisedimeve të paqes midis Izraelit dhe palestinezëve, pas takimit në rajon me zyrtarët e të dyja palëve. Por siç njofton korrespondentja Pam Dockins e Zërit të Amerikës, disa analistë thonë se si palestinezët, ashtu edhe izraelitët mund të mos jenë gati për bisedime të tërthorta në një të ardhme të afërt.

Gjatë udhëtimit të tij në rajon javën e kaluar, presidenti Obama u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të fillojnë bisedime të drejtpërdrejta mbi cështje të rëndësishme të një marrëveshje për paqe.

Natan Sachs i Institutit Brookings thotë se udhëtimi i zotit Obama ishte një tjetër sukses në termat e diplomacisë publike. Por në një intervistë me Zërin e Amerikës, ai tha se të dyja palët kanë rezerva tani për tani për të ndërmarr hapa të guximshëm që mund të sjellin ndryshim.

"Pesimizmi dhe skepticizmi rreth mundësisë së një zgjidhje me dy shtete në një të ardhme të afërt është në mendjen e të gjithëve, palestinezëve, izraelitëve dhe të gjitha palëve në rajon për një numër arsyesh".

Sachs thotë se këto arsye përfshijnë politikat e brendshme dhe paqëndrueshmërinë ektreme në rajon – vecanërisht në Siri dhe Egjipt që ndajnë kufirin me Izraelin.

Gaith al-Omari drejton një grup për të drejtat e palestinezëve me seli në Uashington që mbështet zgjidhjen me dy shtete. Ai thotë se palestinezët u prekën kur dëgjuan angazhimin e zotit Obama për zgjidhjen me dy shtete por mbeten skeptic rreth pozicionit të tij për cështje të tjera.

"Ata janë të shqetësuar rreth qëndrimit të presidentit Obama për anëtarësimin e palestinezëve në OKB dhe në pamundësinë e tij për të pezulluar ndërtimin e vendbanimeve".

Palestinezët e kanë kundërshtuar me kohë ndërtimin e vendbanimeve izraelite në tokën që ata duan për një shtet në të ardhmen.

Zoti Obama mori duartrokitje javën e kaluar, kur ai trajtoi çështjen ndalimit të ndërtimeve gjatë një fjalimi për studentët izraelite.

"Izraelitët duhet ta kuptojnë se aktiviteti i vazhdimit të ndërtimeve është kundërproduktiv për kauzën e paqes dhe se një Palestinë e pavarur duhet të jenë të qëndrueshme, me kufij të vërtetë që duhet të hartohen".

Megjithë mbështetjen e studentëve izraelit, Gaith al-Omari thotë se cështja e ndërtimit të vendbanimeve vazhdon të jetë një pikë e vështirë për negociatorët.

"Palestinezët nuk do të kthehen në negociatat në mënyrë kuptimplote pa një ndalim të vendbanimeve, dhe izraelitët nuk do t’i ndalin vendbanimet".

Ndërkohë, Natan Sachs thotë se përbërja e koalicionit të ri qeveritar në Izrael mund të jetë një tjetër pengesë për vazhdimin e bisedimeve. Koalicioni përfshin partinë Shtëpia e Hebrenjëve, një grupim i të djathtës ekstreme drejtuar nga afaristi i ri, Naftali Bennett.

"Naftali Bennett nuk e fsheh kundërshtimin e tij ndaj zgjidhjes me dy shtete. Ai është kundërshtar i hapur dhe nuk ka të ngjarë që ky koalicion mund të nënshkruajë një marrëveshje të vërtetë apo edhe të lëvizë në atë drejtim”.

Sach thotë se lajm i mirë është se ky nuk është një problem amerikan, por një problem për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të përparojnë me planet e tyre.

Al-Omari thotë se ndërsa debati vazhdon, palestinezët janë duke pritur për të parë se çfarë veprimi do të rezultojë nga përtëritja e angazhimit publik amerikan për paqe.
XS
SM
MD
LG