Lidhje

Medalja e Lirisë për 16 amerikanë


Presidenti Barack Obama nderoi sot me medaljen e Lirisë, medalja më e lartë për civilët në Shtetet e Bashkuara, 16 amerikanë, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

Medalja e Lirisë është krijuar nga presidenti John Kennedy para 50 vjetësh për të nderuar shtetasit që kanë dhënë kontribut të shquar për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, për paqen në botë, ose që kanë shënuarr arritje të tjera të rëndësishme si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Mes të nderuarve të sotëm janë ish presidenti Bill Klinton, legjenda e muzikës kantri Lorreta Lynn, aktivistja e shquar e grave Gloria Steinem dhe ikona e televizionit Oprah Winfrey.

Zoti Obama tha se personat e nderuar me Medaljen e Lirisë janë të bekuar me një talent të jashtëzakonshëm dhe i cilësoi ata “burra dhe gra, vlerat e të cilëve na përcaktojnë ne si amerikanë dhe potenciali i të cilëve jeton brenda ne të gjithëve”.

Tre nga 16 personat që u nderuan me Medaljen e Lirisë e morën atë pas vdekjes.
XS
SM
MD
LG