Lidhje

Obama në Kaliforni për grumbullim fondesh


Presidenti Barack Obama u nis për në Kaliforni, ku do të marrë pjesë në një mbrëmje për grumbullim fondesh në shtëpinë e yllit të Hollivudit, George Clooney. 150 donatorë janë ftuar për të ngrënë darkë me presidentin. Nga ky aktivitet pritet të grumbullohen 15 milion dollarë për fushatën e rizgjedhjes së zotit Obama.

Gjashtë milionë dollarë nga kjo shumë do të vijë nga pjesmarrësit në darkë të cilët kanë paguar 40.000 dollarë për person. Pjesa tjetër vjen nga një firmë për grumbullimin e fondeve me internet, e cila ka organizuar një llotari mes donatorëve të vegjël.

Zoti Obama do të marrë pjesë në aktivitete për grumbullim fondesh edhe në shtetet Uashington dhe Nevada në pjesën perëndimore të vendit.

XS
SM
MD
LG