Lidhje

Festimet e Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë


Në kuadër të festimeve të Pashkëve, Presidenti amerikan Barak Obama iu bashkua dje disa fëmijëve për një lojë basketbolli.
Si anëtar i një ekipi vajzash të vogla, së bashku me lojtare profesioniste të Shoqatës Kombëtare të Basketbollit për Femra, Presidenti ishte dy herë fitues kundër ekipit të djemve në një garë goditjesh të lira.
Por zoti Obama ishte më pak i suksesshëm si lojtar i vetëm, duke tentuar 15 herë para se të shënonte.
Loja ishte pjesë e aktivitetit vjetor të Shtëpisë së Bardhë me vezët e Pashkëve, i cili mblodhi 30 mijë fëmijë dhe prindër në sheshin jugor të rezidencës, për të kaluar një ditë festive.
Aktiviteti u u zhvillua megjithë paralajmërimet e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë se problemet e buxhetit mund të detyronin anulimin e tij. Vizitat turistike brenda Shtëpisë së Bardhë janë pezulluar për shkak të shkurtimeve qeveritare të shpenzimeve.
XS
SM
MD
LG