Lidhje

Presidenti Obama: Të rishikohet armatosja e policisë


Presidenti Barack Obama –në përgjigje të disa ditëve me dhunë racore në Ferguson, të shtetit Missouri –ka urdhëruar të rishikohen praktikat e qeverisë për pajisjen me armatime të policisë shtetërore dhe asaj lokale.

Zyrtarë të lartë të administratës thanë të shtunën, se Shtëpia e Bardhë do të rishikojë, në se qeveria duhet të vazhdojë t’u japë pajisje të tilla dhe se si disa nga pajisjet, si armët automatike dhe automjetet e blinduara dislokohen nga agjencitë lokale.

Fotografitë dhe videot ku paraqiteshin policët me automjete të blinduara dhe me pajisje ushtarake, në përgjigje të protestuesve në Ferguson, i kanë alarmuar shumë shtetas amerikanë dhe disa nga ligjvënësit.

Zyrtarët thonë se Presidenti kërkon të dijë në se grantet federale që lejojnë transferimin e këtyre armatimeve të rënda janë të përshtatshme dhe në se policia lokale është e stërvitur siç duhet për përdorimin e tyre.

Zyrtarët thanë gjithashtu, se rishikimi i këryre armatimeve të policisë do të realizohet në koordinim të ngushtë me Kongresin.

XS
SM
MD
LG