Lidhje

Presidenti Obama agresiv në fushatë pas detatit të parë


PresidentI Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romni, iu kthyen përsëri fushatës dje, një ditë pas dibatit, për të cilin shumë analishtë thonë se ishte fitore për zotin Romni. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Kent Klain na informon se presidenti po punon për të rikuperuar paraqitjen e tij në debatin e të mërkurës, i cili la të zhgënjyer shumë nga përkrahësit e tij.

Shumë nga komentet për debatin e përshkruanin zotin Romni të qetë, konfident dhe energjik, ndërsa presidentin Obama të lodhur, pasiv dhe madje të shqetësuar.
Kur presidenti mbajti fjalimin e tij të parë të fushatës pas debatit në Denver të Kolorados dje, ai filloi menjëherë të sulmonte kundërshtarin e tij pothuajse menjëherë.

"Kur u ngjita në skenë, takova një njeri shumë të entuziasmuar që pretendonte të ishte Mit Romni”.

Zoti Obama tha se duke mohuar shkurtimin e taksave me 5 trilionë dollarë që ish guvernatori i Masaçusets kishte deklaruar më parë, ai kishte ndryshuar qendrim.

"Por ai nuk mund të ishte Mit Romni, sepse Mit Romni i vërtetë ka udhëtuar nëpër gjithë vendin gjatë vitit të kaluar duke premtuar 5 trilionë shkurtime taksash në favor të të pasurve. Pesoni që ishte në skenë mbrëmë tha se nuk dinte asgjë për këtë”.

Zoti Romni tha të mërkurën se ai nuk kishte në plan të shkurtonte taksat për amerikanët me të ardhura të larta. Ai premtoi të përqendrohej tek klasa e mesme, e cila siç u shpreh ai ishte shkatërruar gjatë mandatit të zotit Obama.

"Njerëzit me të ardhura të larta po kalojë mirë në këtë gjendje ekonomike. Ata nuk e kanë problem nëse ti je president apo jam unë president. Njerëzit që e kanë të vështirë tani janë amerikanët e shtresës së mesme. Në bazë të politikave të presidentit, amerikanët me të ardhura mesatare janë varrosur. Ata janë duke u shtypur”.

Disa demokratë e fajësuan presidentin që u tregua i përmbajtur gjatë debatit dhe nuk e kritikoi zotin Romni për rolin e tij udhëheqës në firmën Bain Capital, një kompani që ata thonë se e ka transferuar vendet e punës jashtë Amerikës. Zoti Obama i rifilloi këto sulme dje, duje i

"Nuk kishte dëgjuar kurrë për shkurtime taksash për kompanitë që transferoojnë vendet e punës jashtë vendit. Ai tha se nëse kjo ishte e vërtetë ai kishte nevojë për një llogaritar të ri. Tani ne e dimë me siguri se ai nuk ishte Mit Romni i vërtetë, sepse ai duket se ndjehet rehat me llogaritarin që ka”.

Pas largimit nga Denveri, presidenti shkon në Medison të Viskonsinit, para se të kthehet në Uashington. Itinerari i tij i sotëm përfshin takime fushate në shtetet e Virxhinias dhe Ohajos.

Zoti Romni dhe kandidati i tij për nënpresident, Pol Rajan, po ashtu iu kthyen fushatës dje me një ndalesë në Virxhinia.

Anketat tregojnë se një numër i madh votuesisht besojnë se fitorja e zotit Romni në debatin e të mërkurës do të shtojë presionin ndaj nënpresidentit Xho Bajden kur ai të takohet me kongresistin Rajan në debatin e tyre të 11 tetorit.

Presidenti Obama do të ketë më shumë presion kur të takohet me zotin Romni për dabatin e dytë më 16 tetor. Debati i tretë dhe i fundit mes tyre do të zhvillohet më 22 tetor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG