Lidhje

Bisedime historike Obama-Rouhani


Një bisedë telefonike prej 15 minutash mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i ka dhënë fund një ngrice diplomatike 35 vjeçare. Telefonata e djeshme mes Presidentëve Barak Obama dhe Hassan Rouhani, shënoi herën e parë që udhëheqësit e dy vendeve flasin që kur revolucioni islamik përmbysi shahun e mbështetur ngqa Shtetet e Bashkuara në vitin 1979.

Zoti Obama u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë dje se ai dhe zoti Rouhani zhvilluan bisedime konstruktive.

"Vetë fakti që ky është komunikimi i parë mes një Presidenti amerikan dhe një udhëheqësi iranian që nga viti 1979, tregon mosbesimin e thellë mes dy vendeve, migjithatë, sinjalizon edhe mundësinë për të kapërcyer këtë histori të vështirë. Besoj se ka mjaft mundësi për zgjidhje”.

Më herët dje, zoti Rouhani tha se perëndimi është shprehur me një ton të ri që e ka bërë atë optimist për një zgjidhje të shpejtë.

"Kur fola me zyrtarët e lartë evropianë dhe gjithashtu kur dëgjova zotin Obama, Presidentin e Shteteve të Bashkuara, u duk se ata tingëllonin ndryshe në krahasim me të kaluarën dhe e pashë këtë si një hap pozitiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Republikës Islamike të Iranit dhe perëndimit”.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Shtëpia e Bardhë ishte informuar dje në mëngjes se zoti Rouhani donte të bisedonte me Presidentin Obama para se të largohej nga Nju Jorku, ku ndodhej për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG