Lidhje

Obama: U mbajt premtimi për taksat


Presidenti Obama thotë se ai e mbajti premtimin ndaj punonjësve amerikanë, duke bashkëpunuar me Kongresin për të ndryshuar ligjin e taksave, nga i cili përfitonin të pasurit në kurriz të shtresës së mesme.

Në fjalimin e tij të përjavshëm Presidenti tha se për herë të parë në dy dekada, taksat për amerikanët më të pasur që përbëjnë 2 për qind të popullsisë, u rritën sipas marrëveshjes së arritur në Kongres. Ai tha se kjo masë parandaloi rritjen e madhe të taksave për shtresën e mesme, gjë që mund ta kishte shtyrë ekonominë amerikane drejt një recesioni të ri. Megjithatë, tha zoti Obama, mbetet ende shumë për t’u bërë për punësimin e amerikanëve dhe për ta futur ekonominë në rrugën e shlyerjes së borxhit.

Presidenti tha se shkurtimet e shpenzimeve duhen bërë pa u prekur fusha ai arsimi, trajnimet, kërkimet teknologjike, për të cilat ai tha se janë tepër të rëndësishme për mirëqenien e vendit në shekullin e 21-të.

Ndërkohë, në reagimin e republikanëve, kongresmeni i Michiganit, David Camp i bëri thirrje kolegëve të tij republikanë të përpiqen të gjejnë mënyra për pakësimin e shpenzimeve të panevojshme të Washingtonit.

XS
SM
MD
LG