Lidhje

Pres. Obama në prag të një beteje politike për imigracionin


Presidenti amerikan Barack Obama po kthehet në Uashington ku e pret një luftë e ashpër politike me ligjvënësit republikanë për planin e tij për reformimin e njëanshëm të politikave të imigracionit në vend.

Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se zoti Obama që kthehet të dielën nga udhëtimi në Azi dhe takimet me udhëheqës botërorë, mund të marrë masa në ditët në vazhidm, për të mbrojtur nga deportimi rreth 5 milionë njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara ilegalisht

Ndërsa largohej nga Brisbane, pas takimit të 20-es, zoti Obama tha përsëri se është i gatshëm të përdorë kompetencat ekzekutive, që i japin atij mundësinë të anashkalojë Kongresin për të vënë në jetë reformat gjithëpërfshirëse të imigracionit.

Ai përsëriti se shpreson që Kongresi të miratojë reforma gjithëpërfshirëse, por se nëse ligjvënësit nuk veprojnë, ai tha se do të ishte neglizhencë nga ana e tij që të mos merrte masa.

Ai tha se nuk do të lëkundej nga qëllimi i vendosjes së rregullave të reja të imigracionit nga kërcënimet e disa anëtarëve të Kongresit që thonë se do të ndërmarrin hapa që mund të sjellin si rezultat një mbyllje tjetër të qeverisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG