Lidhje

OKB: Gazet ndotëse, nivel rekord në 2013


Kombet e Bashkuara thonë se çlirimi i gazeve që shkaktojnë efektin serrë arriti në nivele rekord gjatë vitit të kaluar.

Në raportin vjetor mbi përqëndrimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë, Organizata Meteorologjike Botërore thotë se niveli i dioksidit të karbonit mes vitit 2012 dhe 2013 shënoi rritjen më të madhe të regjistruar në 30 vjet.

Një përqindje e madhe e dioksidit të karbonit është thithur nga oqeanet.

Në një deklaratë që shoqëron raportin, shefi i organizatës Michel Jarraud paralajmëron se "gazet e çliruara në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, do të kenë një ndikim të madh mbi ngrohjen globale dhe aciditetin e oqeaneve." "Ligjet e fizikës, tha ai, janë të panegociueshme".

Shumë shkencëtarë besojnë se shtimi i çlirimit të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, janë përgjegjëse për ngrohjen globale.

XS
SM
MD
LG