Lidhje

Gara për kreun e PD në syrin e opinionistëve


Opinionistët për garën e kreut të PD-së
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:51 0:00

Afrim Krasniqi: "Duket më shumë si një garë për një OJQ se sa për të drejtuar opozitën kryesore në Shqipëri". Alfred Lela: "Ka mjaft elementë që premton për një fillim të ri në PD"

Dorëheqja e detyruar e zotit Sali Berisha, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 23 qershorit, la pas një boshllëk jo të vogël në partinë demokratike, një force që për 22 vite e ka njehsuar veten me emrin dhe aksionin politik të tij. Ai vetë tha se demokratëve u duhet një fillim i ri. Por sa pritet që gara për kryetarin e ardhshëm të sjellë edhe një ndryshim të fortë të kësaj partie?

Afrim Krasniqi, një njohës i mirë i kësaj force politike, duket skeptic. AI thotë se një parti kur hubet zgjedhjet dhe me rezultat të thellë ka shansin të reflektojë dhe të ndërtojë një strategji afatgjatë për veten e saj, “gjë që nuk po ndodh. Po kërkohet sot përmes kësaj gare që i njejti model të vazhdojë të përcillet te brezat më të rinj të kësaj partie pa afruar një strategji dhe një plan pune se si do dilet nga kjo krizë e thellë identiteti dhe përfaqësimi politik. Të gjithë pranojmë që ishte arroganca e pushtetit, korrupsioni i lartë, shkëputja nga grupet e interesit, ndarja nga shtresat tradicionale që kanë të bëjnë me të djathtën, por ne nuk kemi parë një platformë të kandidatëve respektiv që i ofrojnë një zgjidhje këtyre lloj kategorive apo një platformë gjithëpërfshirëse që të eleminojnë gjithë ato gabime që u hasën sidomos gjatë mandatit të dytë të PD. Në këtë kuptim duke parë përmbajtjen e garës duket më shumë si një garë për një OJQ apo një garë brenda llojit për të patur një post honorific, se sa garë për të drejtuar opozitën kryesore në Shqipëri”.

Zoti Krasniqi është kritik ndaj faktit që Partia demokratike vendosi të shtyjë për pas zgjedhjes së kryetarit të ri analizën e humbjes: “Do të duhej që PD të kalonte në opozitë, të bënte analizën dhe pastaj të bënte garën. Por ajo ka vendosur ndryshe të bëjë garën duke qenë në pushtet ende dhe pa bërë analizë, gjë që praktikisht nuk i lejon kandidatëve të japin asnjë lloj kritike qoftë për lidershipin e vjetër qoftë edhe për punën e tyre sic nuk kemi parë asnjë akt publik ku të thonë këtu kemi gabuar, duke qenë se që të dy kanë qenë zyrtarë të lartë të PD”

Por Alfred Lela, opinionist në gazetën Mapo nuk mendon se analiza do duhej kërkuar në këtë moment, "sepse nuk mund ti kërkosh hierarkisë humbëse të bëjë analizën e humbjes, se do jenë të prirur ta gjejnë humbjen te shkaqe objektive se sa subjective, dhe do të jenë të prirur të përjashtojnë veten. Mendoj se stadi i parë I analizës ka ndodhur me tërheqjen e triumviratit. Me dorëheqjen e tij Berisha tërhoqi dhe Topallin e Boden të cilët u tërhoqën”.

Ndërkohë ai vlerëson se ka të paktën disa elementë që premtojnë për një fillim të ri në partinë demokratike: “Dorëheqja e zotit Berisha është një premisë e mirë. Jemi mësuar të shohim një parti të hermetizuar deri diku nën udhëheqjen e zotit Berisha. Instalimi i parimit një anëtar një votë është një premisë pozitive që premton për një fillm të ri, po ashtu dhe dy kandidatët në garë për topologjinë që përfaqësojnë, janë dy tipologji të kundërta. Njëri në një farë mënyre është për hir të asaj cka përfaqëson në politikën e PD-së, atë të qëndrestarit dhe Basha që vjen si prureje e re e famshme e KOP-it e vitit 2005”, thote zoti Lela.

Të dy kandidatët nuk ofrojnë dallime thelbësore, po premtojnë një përfshirje më të madhe të anëtarësisë në vendimarrje, kanë shmangur kritikat ndaj njëri tjetrit dhe më shumë se sa te problemet e brendshme, kanë ngritur zërin në akuzat ndaj së majtës se i fitoi zgjedhjet sipas tyre, përmes mashtrimeve dhe blerjes së votave. “Nuk kanë pse të harxhojnë kohë dhe elektorati nuk pret që dy kandidatët tu thonë kush janë dobësitë e së majtës dhe cfarë ndodhi nga e majta. Ata janë përgjegës për PD dhe duhet ti thonë elektoratit pse nuk i siguruan votat, ishin 8 vjet në pushtet. Pse nuk e spastruan politikën nga njerëzit që sot mendohen si elementët kriminalë. A janë lista e PD më të mira se ato të PS, dhe nuk mendoj se janë më të mirat. Pse nuk përdorën një taktikë votimi një reformë zgjedhore një reformë administrative të tillë që të eleminonte shitblerjen e votës, përkundrazi e promovuan dhe aplikuan atë”, thotë zoti Krasniqi.

Ndërsa sipas zotit Lela, pavarësisht një farë tejkalimi sipas tij me të kërkuarit e fajtorit te kundërshtari, një strategji e tillë është e shpjegueshme: “Jemi në një lloj gare të brendshme, kërkohet një shënjestër për të mobilizuar bazën. Nëse njëri nga kandidatët do të kërkonte e do vinte me teza që tejkalojnë PD ai do ti shmangej pozicionimit të tij si faktor brenda PD. Ata duhet të maksimizojnë votën brenda PD sepse atë po kërkojnë në fund të fundit”

Por cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e njërit apo tjetrit kandidat në garë?
Clip “Olldashi ka dy elemente që e bëjnë kandidat serioz. Mëshiron tipologjinë e qëndrestarit, ka qenë një opozitar i hershëm dhe i thekur, por dhe shërben si një urë mes PD-së të fundviteve 90 dhe viteve 2000. Te Basha, përparësitë e tij i shoh te pozitivizmi. Eshtë një kandidat që ka futur të parën fushatë pozitive, në historinë e tranzicionit, atë të vitit 2011. Edhe nëse shohim deklaratat e zotit Basha nuk gjejmë ndonjë sharje apo fyerje për kundërshtarët politik. Që është atipike për politikën shqiptare”, thekson zoti Lela

Zoti Krasniqi vëren se zoti Basha ka hyrë në garë me reputacionin e të besuarit të kryetarit të vjetër të partisë, dhe për shkak të dominimit të këtij të fundit, automatikisht ai i ka deleguar besimin e tij kësaj kandidature. “Nga ana tjetër zoti Basha është një kostum pozitiv, prezantues në publik, sidomos me ata që quhen partnerët ndërkombëtar, por zotit Basha i mungojnë dy elementë. I mungon njohja, ka informacion minimal për PD e kjo u pa dhe dhe në deklaratën e fundit për etërit themelues të PD, dhe së dyti nuk është provuar kurrë në një punë të tillë që kërkon një parti opozitare. Nuk ka patur përvojë në ato që quhen nisma ligjore, organizim elektoral, njohje e anëtarësisë, takim me elektoratin poshtë, një kontratë të shkruar dhe pastaj një përgjegjësi ndaj tyre. E njejta gjë vlen edhe për zotin Olldashi për pjesën e dytë, atë kritike. Ai vjen nga shtresat militante, e njeh historinë e vjetër por nuk ka një përvojë pozitive në atë që quhet jetë parlamentare. Nuk ka patur nisma parlamentare, nuk ka patur aksione por ka qenë zëdhënës i politikave zyrtare të partisë. Që janë defekte shumë të mëdha”.

Nga ana tjetër të dy opinionistët, nuk e shohin problematike që zoti Basha është ndërkohë kryetar Bashkie dhe nuk do jetë në parlamentin e ardhshëm, një ngjashmëri perfekte me iterin politik të kryetarit socialist Edi Rama, se sa faktin se demokratët, në rast të zgjedhjes së zotit Basha, do të duhet të gëlltisin gjithë cka kanë thënë ndaj kundërshtarit të tyre socialist.

Opinionistët për garën e kreut të PD-së
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:51 0:00
XS
SM
MD
LG