Lidhje

OSBE konferencë kundër diskriminimit


Konferenca e OSBE-së trajtoi çështje të luftës ndaj nacionalizmit agresiv, ksenofobisë, racizmit, dhe diskriminimin e personave për shkaqe fetare.

OSBE po zhvillon në Tiranë konferencën dyditore të nivelit të lartë mbi tolerancën dhe mos-diskriminimin. Folësit theksuan se rruga më e mirë për të luftuar intolerancën dhe diskriminimin është që të çrrënjosen shkaqet kryesore nga burojnë ato. Përfaqësuesit e OSBE-së pohuan se parandalimi i konflikteve dhe liritë njerëzore janë shtylla kryesore e punës së kësaj organizate.

Shqipëria ka një traditë shumëshekullore të harmonisë fetare dhe tolerances, që ka sjellë bashkëjetesë në diversitet, - tha kryeministri Sali Berisha, - shoqëria shqiptare ka një tolerancë të shkëlqyer fetare, etnike dhe nuk e njeh fare antisemitizmin, por dhuna ndaj grave dhe homofobia vazhdojnë të jenë të larta.

Konferenca e OSBE-së
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:51 0:00

“Dhuna ndaj grave është e dukshme dhe ajo është rrënja e diskriminimeve. Po ashtu ka edhe homofobi të niveleve të larta. Shoqëria shqiptare dhe ato rajonale e europiane duhet të përgatiten për një luftë të gjatë kundër këtyre diskriminimeve, sepse nuk është aspak e lehtë - tha zoti Berisha. - Dialogu mes kulturave dhe qytetërimeve dhe mbrojtja e harmonisë ndërfetare janë pjesë e pandarë e politikës të jashtme shqiptare”. Sipas tij, edhe ruajtja e një mjedisi multietnik dhe multikulturor në Ballkanin Perëndimor është një ndihmesë e Shqipërisë ndaj paqes, stabilitetit e harmonisë rajonale.

Ndërsa zoti Douglas Uake, zv.drejtori i ODIHR-rit, tha se vendet antare të OSBE-së kanë renditur një seri angazhimesh për tolerancën dhe mos-diskriminin.

“Duhen masa konkrte për të luftuar diskriminin. Duhen paqe, siguri dhe qëndrueshmëri për të gjithë. Vendet antare të OSBE-së mund të mbledhin më shumë fonde për të kthyer fjalët në vepra sa i takon angazhimeve të tyre kundër diskriminimit” - tha ai.

Konferenca e OSBE-së trajtoi në detaje çështje të luftës ndaj nacionalizmit agresiv, ksenofobisë, racizmit, dhe diskriminimin e personave për shkaqe fetare dhe të tjera. Në qendër të kësaj konference është shkollimi i të rinjve me vlerat e një të ardhme të përbashkët ku mbizotëron paqja, ku të drejtat e njeriut dhe liritë themelore respektohen dhe ku diversiteti vlerësohet.
XS
SM
MD
LG