Lidhje

Pakistan: Përfundon shkatërrimi i kompleksit të Bin Ladenit


Pakistan: Përfundon shkatërrimi i kompleksit të Bin Ladenit
Pakistan: Përfundon shkatërrimi i kompleksit të Bin Ladenit

Autoritetet në Pakistan përfunduan shkatërrimin e kompleksit ku majin e kaluar forcat speciale amerikane vranë udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama Bin Ladenin.

Buldozerët e përfunduan sot punën për shkatërrimin e banesës tre katëshe prej betoni ku banonte Bin Ladeni për disa vjet para se të vritej.

Forcat pakistaneze të sigurisë vendosën një kordon sigurie gjatë procesit të shkatërrimit, për t’i mbajtur larg spektatorët, të cilët megjithatë mundën të shohin ç’po ndodhte.

Zyrtarët pakistanezë nuk kanë thënë kurrë përse vendosën ta shkatërronin kompleksin ku dikur banonte udhëheqësi i Al Kaidës.

XS
SM
MD
LG