Lidhje

Pakistan: Protesta kundër ekstremizmit


Mijëra njerëz u mblodhën në Karaçi të Pakistanit për të treguar mbështetje ndaj ushtrisë së vendit në luftën kundër militantëve në veri të Pakistanit. Operacionet ajrore në veri filluan më 15 qershor.

Tubimi u organizua nga Lëvizja Muttahida Qaumi, partia më e fuqishme në kryeqytetin komercial të atij vendi, Karachi.

Ushtria pakistaneze ndërmori një mësymje në zonën fisnore të Vaziristanit Verior me 30 qershor, duke filluar një fazë të re, në ofensivën kundër militantëve talebanë.

Që nga fillimi i operacioneve ajrore me 15 qershor, më shumë se 400 militantë janë vrarë. Udhëheqësi lokal i partisë, Haider Abbas Rizvi tha se Pakistani po vuante në duart e ekstremistëve fetarë.

“Po vuajmë nga sëmundja e ekstremizmit, ekstremizmit fetar, kryesisht për 30 vitet e fundit. Aktualisht po përballemi me një gjendje kronike që është terrorizmi.”

Talebanët besohet të jenë përgjegjës për sulmet në Pakistan që kanë në shënjestër objektiva civilë, ushtarakë dhe vrasje sektare.

XS
SM
MD
LG