Lidhje

Nga rrëzimi i një avioni në Pakistan mbetën të vdekur të 127 personat në bord


Autoritetet thonë se nuk ka të mbijetuar nga rrëzimi i një avioni pasagjerësh pranë kryeqytetit të Pakistanit me 127 vetë në bord.

Avioni Boing 737 po udhëtonte nga qyteti port i Karaçit në jug të vendit për në kryeqytetin e vendit, Islamabad, kur u rëzua pranë aeroportit ndërkombëtar gjatë një stuhie.

Zyrtarët thanë se avioni i linjës Bhoja Air u rëzua për shkak të motit të keq, duke hedhur kështu poshtë thëniet se avioni pati defekt teknik.

Dëshmitarët thonë se aeroplani u rrëzua pranë një zone të populluar pranë aeroportit dhe kishte marrë zjarr që në fluturim. Sipas zyrtarëve nuk ka patur viktima në tokë.

Ekipet e shpëtimit u dërguan menjëherë në vendngjarje. Komandanti i ekipit ushtarak të shpëtimit u tha gazetarëve se ishin gjetur trupat e 110 prej udhëtarëve.

Kryeministri i Pakistanit Yousuf Raza Gilani urdhëroi nisjen e hetimeve mbi incidentitn.

Në korrik të vitit 2010, një aeroplan udhëtarësh që i përkiste kompanisë private Airblue u përplas në zonën malore pranë Islambadit, duke shkaktuar vdekjen e 152 pasagjerëve që kishte në bord.

XS
SM
MD
LG