Lidhje

Pakistani rihap pikën e kalimit të furnizimeve të NATO-s për në Afganistan


Pakistani rihap pikën e kalimit të furnizimeve të NATO-s për në Afganistan
Pakistani rihap pikën e kalimit të furnizimeve të NATO-s për në Afganistan

Pakistani ka rihapur pikën kufitare që përdorej për kalimin e furnizimeve të NATO-s për forcat në Afganistan.

Pikëkalimi i Torkamit në rajonin fisnor të Kyberit u mbyll më 30 shtator, të njëjtën ditë kur helikopterët e NATO-s hodhën raketa në një postë kufitare paksitaneze, duke vrarë dy ushtarë.

Një grup hetimor i përbashkët i NATO-s dhe Pakistanit arriti në përfundimin se pilotët amerikanë i ngatërruan ushtarët për militantë.

SHBA kanë kërkuar falje për sulmin. Myllja e pikëkalimit bllokoi kamionët me ndihma dhe ato cisternë për në Afganistan dhe i ekspozoi ata ndaj sulmeve të militantëve.

XS
SM
MD
LG