Lidhje

Paneta: Humbja strategjike e al-Kaidës është e afërt


Paneta: Humbja strategjike e al-Kaidës është e afërt
Paneta: Humbja strategjike e al-Kaidës është e afërt

Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta arriti në Afganistan për një vizitë të panjoftuar më parë, duke deklaruar se humbja strategjike e al-Kaidës është e afërt.

Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit që nga ardhja në krye të Pentagonit më 1 korrik.

Zoti Paneta u tha gazetarëve se çelësi për të realizuar këtë pas vdekjes së udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin Laden, është ndjekja e 10 deri 20 figurave kryesore terroriste që ndodhen në Pakistan, Jemen , Somali dhe Afrikën e Veriut.

Sekretari i mbrojtjes veçoi udhëheqësin e ri të al-Kaidës, Ayman al-Zawahri, duke thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë se ai qëndron i fshehur në zonat gjysmë-autonome fisnore të Pakistanit në kufi me Afganistanin. Zoti Paneta përmendi gjithashtu Anwar al-Awlakin, klerikun radikal mysliman të lindur në Shtetet e Bashkuara, që besohet se jeton në Jemen.

Gjatë vizitës në Afganistan, zoti Paneta do të takohet me Presidentin afgan Hamid Karzai. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin nga vitet kur zoti Paneta drejtonte CIA-n.

Kalimi i zotit Paneta nga shef i CIA-s në Sekretar i Mbrojtjes vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tendosura. Në muajin qershor, presidenti Karzai e përdori konferencën e tij për shtyp në praninë e ish-Sekretarit të Mbrojtjes, Robert Gejts, për të shprehur me forcë ankesat e tij lidhur me viktimat civile të shkaktuara, siç thuhet, nga sulmet ajrore të koalicionit.

XS
SM
MD
LG