Lidhje

27.2 % papunësia në Spanjë


Niveli i papunësisë në Spanjë arriti rekordin e 27.2 përqindëshit në tremujorin e parë të vitit.

Instituti Kombëtar i Statistikave tha se numri i papunësisë u rrit me 237 mijë e 400, duke e çuar numrin e të papunëve në Spanjë në 6 presje 2 milionë.

Spanja po mundohet të mëkëmbet nga kriza e sektorit të pasurive të patundshme në vitin 2008.

Qeveria spanjolle ka filluar shkurtime të shpenzimeve dhe rritje të taksave për të pakësuar një nga defiçitet më të larta buxhetore të eurozonës.

Kryeministri Mariano Rajoy tha se do të parashtrojë një paketë të re reformash të premten që synon të rigjallërojë aktivitetin ekonomik të vendit.
XS
SM
MD
LG