Lidhje

Kamp stërvitor për të sëmurët me Parkinson


Sëmundja e Parkinsonit, e cila prek mbi 6 milionë njerëz në mbarë botën, godet sistemin nervor qendror, duke ja bërë pacientit të vështirë lëvizjen. Dridhjet dhe mungesa e lirshmërisë në lëvizje që shkakton kjo sëmundje rëndohen me kalimin e kohës. Nuk ka kurë për Parkinsonin, prandaj trajtimi i sëmundjes shpesh përqendrohet tek lehtësimi i simptomave me ilaçe dhe përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Por kohët e fundit po shtohet interesi tek një tjetër formë ndërhyrjeje - ushtrime të shumta fizike. Në vazhdim ju njohim me një kamp stërvitor për pacientët me Parkinson, në Boulder të shtetit Colorado.

Të gjithë këta njerëz janë me sëmundjen e Parkinsonit. Kjo gjendje e pakurueshme neurologjike ua vështirëson kaq shumë lëvizjen pacientëve, saqë ata i shmangin ushtrimet fizike. Katër vjet më parë, Gary Sobel ishte një prej tyre.​

“Arrita në një pikë, kur nuk ngrihesha dot nga krevati pa ndihmë. E kisha të vështirë të ecja, sepse pengohesha dhe rrëzohesha. E kisha të vështirë të hyja dhe të dilja nga makina dhe nuk mund ta ngisja më makinën, sepse reflekset më ishin ngadalësuar shumë. Nuk kisha më besim tek vetja, lëvizjet m’u ngadalësuan shumë”.

Gary Sobel ja dedikon përmirësimin e gjendjes së tij fillimit të një doze të vogël të ilaçit të Parkinsonit dhe ushtrimeve të shumta fizike.

“Kur u diagnostikova me sëmundjen, më thanë të mos sforcohesha me ushtrime fizike.”.

Por kur ushtrimet fizike e ndihmuan të lëvizte më me lehtësi, ai vendosi që fuqizimi i muskujve dhe forcimi i ekuilibrit, po ashtu mund të kishte rezultat, dhe ashtu doli!

Histori suksessi si kjo kanë tërhequr vëmendjen e komunitetit mjekësor, sipas mjekes së Universitetit të Kolorados, Heather Ene, e specilizuar për çrregullimet në lëvizje.

“Tani ekziston mendimi se ushtrimet fizike janë faktori kryesor në trajtimin e Sëmundjes së Parkinsonit. Jo me domosdo ato do të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes në atë pikë që pacienti nuk do të ketë nevojë për ilaçe. Por ushtrimet mund të ndihmojnë së tepërmi në ngadalësimin e avancimit të sëmundjes në fazën e të qenit i paaftë.”

“Kjo është një sëmundje që çon në një përkeqësim të rëndë të muskujve. Por unë po e fitoj betejën; nuk di se sa do të zgjasë , por unë do të përpiqem me sa të mundem.”

Një nga përpjekjet është trajnimi i mbi 100 instruktorëve në mbarë Shtetet e Bashkuara, që të përdorin metodat e tij…

XS
SM
MD
LG