Lidhje

Parlamenti miraton Aktin e qeverisë


Vetëm me 84 votat e së majtës miratohet shtyrja e hyrjes në fuqi të ligjit për Nëpunësin civil. Opozita nuk mori pjesë

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot vetëm me votat e shumicës aktin Normativ të qeverisë për shtyrjen me 6 muaj të hyrjes në fuqi të efekteve të ligjit për Nëpunësin civil. Përvec partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, partitë e tjera të së djathtës nuk ishin në seancë. Vetëm në fillim të saj drejtuesit e grupit parlamentar demokrat morën pjesë për të shprehur edhe një herë pozicionin e tyre kundër. Nga ana e saj shumica mbrojti variantin e saj sipas të cilit shtyrja bëhej për të shmangur një boshllëk ligjor dhe akuzoi opozitën se nuk i ishte përgjigjur ftesave për bisedime.

Draft Entry
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:24 0:00


Pasi dy javë më parë braktisën parlamentin në shenjë proteste ndaj shtyrjes së ligjit për nëpunësin civil, sot kur ishte parashikuar votimi i tij, drejtuesit e grupit parlamentar demokrat ishin të pranishëm në hapjen e seancës. Po ata qëndruan vetëm sa për të shprehur edhe një herë qëndrimin kundër këtij akti i cili sipas tyre është një thikë pas shpine ndaj konsensusit. "Ne do vazhdojmë të mbajmë qëndrimin tonë sepse kërkojmë që të gjithë ne si deputetë të jemi bashkë në interes të shqiptarëve. Përndryshe me godtije të tillë, me atentate të tilla ndaj bashkëpunimit dhe marrëveshjes, ju vërtetë mund të udhëhiqni, po se ku do t’ju cojë kjo udhëheqje, Rama shumë shpejt do ta shohë”, deklaroi kryetari i grupit demokrat Edi Paloka

Përfaqësuesit parlamentar demokrat u larguan nga salla, ndërsa deputetët e partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet qëndruan, për ta shprehur me votë kundërshtimin e tyre. Kryetari i parlamentit Ilir Meta i kujtoi opozitës se nuk i ishte përgjigjur ftesave për bisedime: “Ne kemi bërë përpjkjet maksimale për të mos u nxituar, ndaj edhe e shtymë nga java e mëparshme për sot diskutimin e këtij akti normativ kaq të rëndësishëm, me qëllim që të jepnim mundësinë për dialog në nivelet më të larta mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, gjë që nuk ka ndodhur”.

Në fund të diskutimeve disa orëshe kryeministri Edi Rama pasi shpjegoi edhe një herë arsyet përse kërkohet shtyrja e efekteve të ligjit, për shkak të vakumit ligjor që krijohej sic tha ai, në mungesë të akteve nënligjore. Zoti Rama deklaroi se me mandatin e fortë që shumica ka marrë ka përgjegjësinë të udhëheqë vendin: “Ky akt nuk ka lidhje me asnjë prishje konsensusi, por është shprehje e përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë së qeverisë dhe kësaj shumice të re, e përgjegjshmërisë për t’i dalë përpara vakumit absolut ku do të gjendeshim dhe përgjegjësisë për të udhëhequr këtë vend në rrugën e duhur”

Kjo cështje që ka disa javë që debatohet kishte zënë vend edhe në raportin e progresit të Komisionit europian për Shqipërinë i cili shprehej se “qeveria miratoi në shtator amendamente teknike për të evituar një boshllëk ligjor

Por opozita, e cila ka bërë ankesë edhe në Gjykatën kushtuese për këtë cështje, duket se ka zgjedhur ta konsiderojë këtë moment si një cështje që lidhet me të ardhmen e raporteve mes palëve. “Sot, Edi Rama me Ilir Metën nuk po ndryshojnë thjesht një ligj të votuar me konsensus, por po përcaktojnë vijën e sjelljes me opozitën, me publikun, me ligjin: arrogancë, arbitraritet, përplasje, paligjshmëri. Sot, ata po sfidojnë në mënyrën më të papërgjegjshme gjithë kulturën politike moderne e bashkëkohore, që na thotë se konsensusi nuk është një çështje numrash, por një çështje e vullnetit politik për të punuar së bashku për vendin”, deklaroi gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat kryetari i PD Lulzim Basha.

Në sallën e parlamentit, falë edhe kalimit të një deputeti republikan në radhët e LSI-së, javen e shkuar, shumica miratoi sot me 84 vota aktin normativ.
XS
SM
MD
LG