Lidhje

Maqedoni: Shpërndahet parlamenti; zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor

  • Isak Ramadani
  • Shkup

Maqedoni: Shpërndahet parlamenti; zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor

Maqedoni: Shpërndahet parlamenti; zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor

Parlamenti i Maqedonisë votoi sonte për shpërndarjen e tij, akt ky që i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 79 deputetë votuan për shpërndarje dhe asnjë nuk pati kundër. Në seancë morën pjesë edhe deputetët e disa partive opozitare, por jo dhe të Lidhjes Social Demokrate, partia më e madhe maqedonase e opozitës e cila i ka bojkotuar punimet e Parlamentit në këto pak muajt e fundit. Kryetari i Parlamentit të vendit pritet që nesër ta shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme dhe sipas pritjeve, kjo do të jetë pesë qershori. Keto do te jene zgjedhjet e dyta te parakoheshme ne Maqedoni qe nga vendosja e sistemit pluralist ne vitin 1990.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG