Lidhje

Portugali: Parlamenti pritet të hedhë poshtë paketën për shkurtimin e shpenzimeve


Portugali: Parlamenti pritet të hedhë poshtë paketën për shkurtimin e shpenzimeve
Portugali: Parlamenti pritet të hedhë poshtë paketën për shkurtimin e shpenzimeve

Parlamenti i Portugalisë duket se do ta hedhë poshtë një paketë të re masash qeveritare që synojnë të shmangin nevojën për një ndihmë financiare ndërkombëtare për ekonominë e vendit.

Partitë e opozitës në Portugali kanë thënë se i kundërshtojnë masat, që qeveria socialiste ka në plan t’i hedhë në votë sot në Parlament. Socilistët kanë 97 nga 230 vendet e Parlamentit dhe kanë nevojë për të paktën 116 vota, në mënyrë që plani të miratohet.

Kryeministri portugez Hoze Sokrates ka thënë se nuk do të jetë më në gjendje ta drejtojë vendin, nëse ligjvënësit e hedhin poshtë paketën, që përfshin shkurtime të mëtejshme në shpenzimet qeveritare.

Qeveria portugeze ka thënë se masat janë të nevojshme për pakësimin e deficitit të madh buxhetor dhe për të mos lejuar që Portugalia të bëhet vendi i 3-të i BE-së që kërkon një paketë ndihmash, pas Greqisë dhe Irlandës.

Partia Socialdemokrate në opozitë, po ashtu ka bërë thirrje për pakësimin e borxhit të Portugalisë, por thotë se plani i qeverisë ka masa ekstreme. Socialdemokratët udhëheqin anketat dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme.

Punonjësit portugezë të hekurudhave u hodhën sot në grevë kundër shkurtimit të pagave, një masë që tashmë është zbatuar.

Greva shkaktoi ndërprerje të shërbimit hekurudhor në vend. Çështja e borxheve të ekonomive të dobëta evropiane pritet të jetë në rendin e ditës të takimeve të Bashkimit Evropian nesër në Bruksel.

XS
SM
MD
LG