Lidhje

Parlamenti shqiptar pritet të miratojë lehtësi për qytetarët që kthehen nga emigracioni


Parlamenti shqiptar pritet të miratojë lehtësi për qytetarët që kthehen nga emigracioni
Parlamenti shqiptar pritet të miratojë lehtësi për qytetarët që kthehen nga emigracioni

Parlamenti shqiptar pritet të miratojë lehtësi për qytetarët që kthehen nga emigracioni. Një vendim për përjashtimin nga taksat doganore për mjetet dhe makineritë që emigrantët sjellin për qëllime biznesi pritet të lehtësojë një kategori të madhe prej atyre që kthehen, sidomos nga Greqia.

Parlamenti shqiptar pritet të miratojë së shpejti lehtësi për qytetarët shqiptarë që kthehen nga emigracioni. Komisioni Parlamentar i Punës ka miratuar një projektligj i cili pritet të diskutohet së shpejti në parlament i cili u jep të drejtën emigrantëve shqiptarë që kthehen nga emigracioni të përfitojnë disa lehtësi. Njëra prej tyre është ajo e përjashtimit nga taksat doganore për mjetet dhe makineritë që emigrantët sjellin për qëllime biznesi.

Autoritet e kanë lidhur projekt-ligjin e ri me detyrimet që burojnë për mbështetjen e integrimit të emigrantëve mbi bazë të standarteve të vendeve të Bashkimit Europian. Ndërkaq një arsye tjetër është, sipas autoriteteve, mbështetja e një kategorie të madhe të emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Këta emigrantë po i zhvendosin bizneset dhe aktivitetin e tyre në Shqipëri për shkak të krizës që ka mbërthyer ekonominë greke. Hyrja sa më shpejt në fuqi e ligjit do t`u mundësonte emigrantëve të kalonin në Shqipëri kapitalet e tyre në makineri apo pajisje duke ua bërë më të lehtë transferimin e biznesve dhe rifillimin e punës.

Në Progamin e saj qeveria shqiptare kishte përcaktuar hapa për integrimin e emigrantëve të cilat sipas analistëve të ekonomisë duket se janë vonuar dhe nuk janë konkretizuar me inisiativa ligjore. Rritja muaj pas muaji e papunësisë në Greqinë fqinje ku emigracioni shqiptar përbën pjesën dërrmuese ka bërë që mjaft prej tyre të shikojnë mundësinë e kthimit në Shqipëri.

Bizneset e vogla që emigrantët kanë hapur në zona të ndryshme të Greqisë kryesisht në fushën e shërbimeve dhe ndërtimit janë lehtësisht të transferueshme. Në zonat në Jug të Shqipërisë disa dhjetëra emigrantë që janë kthyer nga Greqia thonë se po gjejnë hapësirë në tregun vendas për biznesete tyre të vogla. Një ritëm këtyre biznesve të shërbimit u jep veçanërisht sezoni turistik ku përgjatë bregdetit të Jonit ardhja e disa mijëra pushuesve ndikon në hapjen e punëve sezonale dhe nxitjen e zhvillimit të biznesit.

XS
SM
MD
LG