Lidhje

Pema e Krishtlindjeve nxit debatin e përvitshëm për emërtimin e saj


Pema e Krishtlindjeve nxit debatin e përvitshëm për emërtimin e saj
Pema e Krishtlindjeve nxit debatin e përvitshëm për emërtimin e saj

Ka nisur sezoni i festave këtu në Shtetet e Bashkuara dhe së bashku me të vjen edhe argumenti i përvitshëm; a duhet që qeveritë vendore, shtetërore e federale të vendosin pemët e Krishtlindjes në vendet publike, çka tërheq vëmendjen për një feste fetare në një vend që nuk ka fe zyrtare…?

Pema është një nga simbolet më të njohura të stinës. Por në shtetin amerikan të Rhode Island këtë vit, guvernatori Lincoln Chafee tha se bredhi tradicional do të ketë një ndryshim emri; nga pema e Krishtlindjeve në pemën e festave.

“Kohët po ndryshojnë dhe ky është realitet. Bota po bëhet më e vogël, njerëzit lëvizin, besimet fetare janë më të pranueshme në shoqërinë tonë dhe ky është evolucioni”.

Ky vendim ka zemëruar disa amerikanë, dhe zyra e guvernatorit ka marrë mijëra thirrje ku denoncohet ky ndryshim. Një ligjvënës i këtij shteti madje vendosi një pemë Krishtlindjesh në dhomën e Përfaqësuesve në të njëjtën ditë kur guvernatori ndezi dritat e pemës së festës.

“Kur vjen periudha e Krishtlindjeve, njerëzit që flasin për përfshirje, ndryshime e të gjitha këto klishe, janë të parët që duan të ndalojnë festimet e Krishtlindjeve”, thotë Janice Crouse, zëdhënëse e organizatës Gratë e Shqetësuara për Amerikën, më e madhja për gratë e krishtera.

Afërsisht 80% amerikanë e identifikojnë vehten si të krishterë dhe i festojnë Krishtlindjet për të shënuar lindjen e Jezusit.

“Ne festojmë edhe për besimet e tjera e duhet të festojmë gjithashtu edhe festat e Krishtera. Për këtë duhen simbole në vendet publike. Është pjesë e qënies tonë si amerikanë”, thotë zonja Crouse.

Erika Seamon jep mësim për besimin fetar në jetën e publikut amerikan në Universitetin “Georgetown”. Ajo thotë se pema e Krishtlindjeve hedh dritë mbi debatin për ndarjen e kishës nga shteti, një koncept themeltar i ligjit amerikan.

“Rëndësia e tij nuk qëndron tek përjashtimi i Krishtërimit apo besimeve të tjera nga shoqëria amerikane. Por kjo ka të bëjë me shqetësimin konkret se kjo pemë dhe kjo gjuhë festimesh vendosen në prona shtetrore me miratimin e qeverisë”.

Krishtlindjet janë festë zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Gjykatat kanë vendosur që pema e Krishtlindjeve të përfaqësojë stinën e festave pa nënkuptim fetar. Dhe kjo e bën të natyrshme që të vendoset një pemë e madhe e zbukuruar në ndërtesën e Kongresit apo në territore të tjera qeveritare anembanë vendit.

Por jo çdokush e sheh pemën e Krishtlindjeve si një pemë laike.

“Të gjitha simbolet të kujtojnë Krishtin, arsyen se pse ne festojmë këtë sezon”, thotë zonja Crouse.

Ajo thotë se ndryshimi i emërtimit mudn të jetë mënyra e guvernatorit për të shmangur diktimin e kuptueshmërisë së këtij simboli tek njerëzit.

“Dikush mund të thotë se ajo që qeveria po përpiqet të bëjë në një shoqëri shumëetnike është thjesht një lëvizje periferike dhe jo një përfshirje në diskutimet për besimet ose simbolet apo gjuhën e përdorur”, thotë zonja Seamon.

Për aq kohë sa pemët e Krishtlindjeve do të vendosen në vende publike, prania e tyre do të nënkuptojë përherë sezonin e festave.

XS
SM
MD
LG