Lidhje

Pengjet japoneze në duart e ISIS


Sot skadoi afati i kërkesës që grupi Shtetit Islamik i kishte vënë Japonisë, për të paguar 200 milionë dollarë në shkëmbim të lirimit të dy pengjeve japoneze.

Nuk ka ende ndonjë informacion lidhur me fatin e dy burrave.

Nëna e njërit prej pengjeve iu lut sot qeverisë japoneze të paguajë shumën e kërkuar nga xhihadistët, për t’i shpëtuar jetën të birit.

Militantët e Shtetit Islamik publikuan të martën një video, ku thonin se do t’i vrisnin dy pengjet Goto dhe Haruna Yukawa, brenda 72 orëve, duke e lidhur kërcënimin e tyre me përpjekjet e Japonisë për të luftuar grupin terrorist.

Nëna e Gotos tha sot se i biri ishte mik i fesë islame dhe se ai ja kishte kushtuar jetën ndihmës për fëmijët në rajonet me luftime.

Ministri i jashtëm Fumio Kishida tha sot se Japonia po ndërmerr të gjitha përpjekjet për lirimin e pengjeve, por nuk do të dorëzohet përpara terrorizmit. Ndërsa kryeministri Shinzo Abe tha më parë se vendi i tij ka hyrë “në garë me kohën”, për të shpëtuar dy pengjet.

XS
SM
MD
LG