Lidhje

Shimon Peres largohet nga posti i Presidentit


Shimon Peres u largua të enjten nga posti i presidentit të Izraelit, duke parashikuar paqen dhe një të ardhme të shkëlqyer për Izarelin.

90-vjeçari Peres, i cili la qenë një zë i paqes dhe bashkëpunimit me fqinjët e vendit të tij, tha se arabët dhe populli i Gazës nuk janë armiqtë e Izraelit.

Ai dënoi Hamasin për vendosjen e qindra mijëra banorëve të Gazës në vijën e parë të luftimeve dhe që i detyron fëmijët të shërbejnë si mburoja.

Ai tha se e ardhmja e Izraelit si një shtet demokratik hebraik varet nga një zgjidhje me dy shtete e konfliktit, që bazohet tek paqja.

Zoti Peres ka fituar Çmimin Nobel të Paqes dhe ai u bë president në vitin 2007, pasi i kishte shërbyer Izraelit për 60 vjet në poste të ndryshme të larta, mes tyre edhe si kryeministër.

Vendin e zotit Peres e ze parlamentari i krahut të djathtë Reuven Rivlin, një kundërshtar i zgjidhjes me dy shtete të konfliktit me palestinezët. Por zoti Rivlin është i të njëjtit mendim me zotin Peres, se armiku i Izraelit është terrorizmi dhe jo populli palestinez.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG