Lidhje

Përfundon takimi i Ministrave të Financave të BE-së


Përfundon takimi i Ministrave të Financave të BE-së
Përfundon takimi i Ministrave të Financave të BE-së

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian përfunduan një takim dy-ditor duke arritur pak përparim në zgjidhjen e krizës në rritje të borxhit në Evropë.

Ministrat përfunduan sesionin sot në Vrosllav të Polonisë pa rënë dakort për një taksë mbi tranzaksionet financiare që mund të grumbullojë të ardhura për Bashkimin Evropian.

Takimi përfundoi përpara se ç’ishte planifikuar ndërsa mijëra demonstrues u mblodhën në Vrosllav për të protestuar masat shtrënguese ekonomike, përfshi një pakësi të përfitimeve publike, më pak shërbime dhe ndoshta rritje të taksave.

Shumë vende evropiane kanë marrë masa shtrënguese ekonomike ndërsa përpiqen të zgjidhin krizën financiare që po përhapet në 17 vende që përdorin euron.

Zyrtarët vonuan gjithashtu një vendim për t’i dhënë Greqisë 11 miliardë dollarë më shumë në hua emergjente, derisa Greqia të tregojë se po përmbush kushtet.

XS
SM
MD
LG