Lidhje

Pesë persona gjenden të vrarë në afërsi të Shkupit


Pesë persona janë gjetur të vrarë mbrëmë para mesnate në afërsi të liqenit artificial të Hekuranës së Shkupit. Policia ka marrë në pyetje tridhjetë persona në përpjekje të ndriçimit të vrasjes së pesë maqedonasve.

Ministrja maqedonase e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska u tha mjeteve të informimit se ekzistojnë disa pista dyshimi për vrasjen e pesëfishtë, por se ato nuk do të bëhen publike deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Rasti ngriti tensione në Shkup, ndërkohë që banorë maqedonas të lagjes Radishan kanë shkatërruar disa auto-vetura, pronë të finjëve të tyre shqiptarë. Ndërsa, banorë maqedonas të fshatit Creshovë bllokuan për disa orë autostradën Shkup - Kumanovë.

Ndërkohë Ambasada amerikane në Shkup, shprehu keqardhje për incidentin dhe ngushëllimet për familjet e viktimave. Ambasada gjithashtu shprehu mbështetjen për zhvillimin e hetimeve nga autoritetet për këtë akt të rëndë dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të mbajnë qetësinë dhe të përmbahen nga spekulimet dhe pohimet e pavërtetuara.

Edhe partitë politike, shqiptare dhe maqedonase, e kanë dënuar aktin dhe kanë bërë thirrje për gjetjen dhe nxjerrjen e autorëve para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG