Lidhje

Pheniani po modernizon raketat balistike


Provat e fundit të Koresë së Veriut me raketa tregojnë se qeveria e Kim Jong Un-it vazhdon ta modernizojë teknologjinë e raketave balistike, në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Pheniani i kreu dy provat me raketa me rreze të mesme veprimi Musudan sot nga qyteti bregdetar Wonsan. Zyrtarët ushtarakë amerikanë dhe koreanojugorë thanë se raketa e parë dështoi menjëherë pasi u nis, ndërsa e dyta fluturoi rreth 400 kilometra para se të binte në Detin e Japonisë.

Raketa e fundit Musudan nuk e përshkoi dot distancën prej 3,000 kilometrash për të cilën është projektuar, distancë me të cilën do të mund të arrinte bazat ushtarake amerikane në Azi dhe Paqësor.

XS
SM
MD
LG