Lidhje

Policia greke bllokon 130 kilogramë bimë narkotike me prejardhje nga Shqipëria


Policia greke bllokon 130 kilogramë bimë narkotike me prejardhje nga Shqipëria
Policia greke bllokon 130 kilogramë bimë narkotike me prejardhje nga Shqipëria

Policia greke e Igumenicës tha se ka bllokuar rreth 130 kilogramë bimë narkotike me prejardhje nga Shqipëria. Policia ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar, për këtë trafik. Ndërkaq në qytetin verior grek të Janinës policia thotë se ka goditur një rrjet të trasportimit të veprave antike.

Policia greke e Igumenicës tha se ka bllokuar një sasi të madhe lëndësh narkotike me prejardhje nga Shqipëria. Rreth 130 kilogramë bimë narkotike hashashi u bllokua në afërsi të qytetit të Igumenicës, fqinj me Shqipërinë.Poilcia greke tha se një shtetas grek që po e transprotonte me një autoveturë të marrë me qera lëndën narkotike nga kufiri shqiptar u arrestua.

Policia greke arrestoi më pas edhe një shtetas shqiptar në Athinë, i cili nga hetimet e para rezultoi si personi prites i lëndës narkotike.Trafiku i hashashit vazhdon të mbetet problem për njësitë kufitare shqiptare dhe greke. Veprimtaria e trafikantëve rritet ndjeshëm gjatë sezonit turistik për shkak të rritjes së kërkesës për llojet e ndryshme të lëndëve narkotike, sidomos prej turistëve që mbërrijnë si në brigjet shqiptare edhe ato greke.

Ndërkaq në një njoftim tjetër policia greke e Janinës bllokoi dy shtetas grekë të cilët po hetoheshin për trafik të monedhave të vjetra. Policia e Janinës përdori agjentët e saj për t`u hequr si blerës të mundshëm të antikave me një ofertë prej mbi 300 mijë dollarë dhe më pas u kryen edhe arrestimet , thanë burimet zyrtare. Disa dhjetëra monedha prej ari dhe argjendi të bllokuara në shtëpitë e dy shtetasve greke i përkasin periudhës otomane.

Autoritetet policore greke po hetojnë nëse antikat e gjetura janë zbuluar në Greqi apo janë pjesë e një trafiku ndërkombëtar me Shqipërinë fqinje. Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka pasur mjaft probleme si me humbjen e mjaft prej veprave të artit, sidomos të ikonografisë edhe të objekteve të siteve arkoelogjike. Tre vjet më parë autoritet mundën të kthenin nga Athina dhe nga Roma tre statuja, por numri i veprave të grabitura është në disa dhjetëra

XS
SM
MD
LG