Lidhje

Presidenti Obama uron vendin për Krishtlindje


Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Parë Michelle i dërguan vendit urime për Krishtlindjet me anë të mesazhit të përjavshëm në video.

Presidenti Obama tha se ka rëndësi trajtimi i tjetrit me dashuri dhe dhembshuri, kujdesi për të sëmurët, të uriturit, të varfërit dhe të përndjekurit.

Zonja e Parë Michelle, e cila këtë herë iu bashkua presidentit në mesazhin e tij të përjavshëm, tha se tema e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë për këtë vit ishin zbukurimet që pasqyrojnë disa nga traditat më të dashura për amerikanët, si nderimi për trupat jashtë vendit dhe familjet e tyre apo inkurajimi për fëmijët, që ata të kenë ëndërra të mëdha për të ardhmen e tyre.

Presidenti dhe familja e tij po i kalojnë pushimet e fundvitit në Hawaii, siç kanë bërë çdo vit.

XS
SM
MD
LG