Lidhje

Presidenti i Bregut të Fildishtë kapet në banesën e tij në Abixhan

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Bregut të Fildishtë kapet në banesën e tij në Abixhan

Presidenti i Bregut të Fildishtë kapet në banesën e tij në Abixhan

Presidenti i Bregut të Fildishtë Loron Bagbo është kapur në banesën e tij në kryeqytetin Abidjan, pas një ofensive të forcave franceze, të Kombeve të Bashkuara dhe luftëtarëve të rivalit të tij, Alassane Ouattara.

Ish presidenti iu dorëzua sot forcave të presidentit Alassane Ouattara, i mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar. Luftëtarët pro-Ouattaras dhe forcat speciale franceze avancuan drejt banesës, pas sulmeve ajrore të helikopterëve francezë dhe të OKB-së në pallatin presidencial, ku zoti Gbagbo qëndronte me përkrahësit e tij.

Zoti Gbagbo ka refuzuar për muaj të tërë t’i dorëzojë pushtetin zotit Ouattara, fituesi i certifikuar nga Kombet e Bashkuara i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të kaluar.

Një zëdhënës i misionit të OKB-së në Bregun e Fildishtë tha se rreth 300 anëtarë të gardës së zotit Gbagbo u dorëzuan para kapjes së udhëheqësit të tyre. Zëdhënësi tha gjithashtu se asnjë personel I OKB-së nuk mori pjesë në sulmin final.

Zoti Gbagbo dhe bashkëshortja e tij po mbahen në selinë e zotit Ouattarac në hotelin Golf të Abidxhanit. Shefi i paqëruajtësve të OKB-së, Alain Le Roy, tha se zoti Gbagbo po mbahet nga forcat e presidentit Ouattara, por kërkoi dhe mori mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara.

Human Rights Watch ka akuzuar forcat e zotit Gbagbo për vrasjen e qindra civilëve gjatë luftës për pushtet, që arriti kulmin me luftimet e sotme. Ky grup ka akuzuar gjithashtu forcat pro-Ouattaras për vrasjen dhe përdhunimin e civilëve dhe tha se zoti Ouattara duhet të hapë një hetim të pavarur, sapo të marrë pushtetin.

XS
SM
MD
LG