Lidhje

Presidenti i Pakistanit u takua me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti i Pakistanit u takua me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Pakistanit u takua me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari u takua me presidentin Barak Obama sot në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Zardari ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në shërbimet mortore për të dërguarin amerikan në Pakistan dhe Afganistan Riçard Holbruk, i cili vdiq papritur në dhjetor.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, në qendër të bisedimeve ishin terrorizmi, reformat ekonomike dhe mbështetja për demokracinë.

Zëdhënësi i zotit Zardari i tha Zërit të Amerikës se Presidenti pakistanez do të diskutonte pagesat që vendi i tij ishte planifikuar të merrte për mbështetjen që i ka dhënë luftës në Afganistan dhe statusin e preferuar për mallrat pakistaneze në tregun amerikan.

Zoti Zardari do të takohet edhe me sekretaren e shtetit Hillary Klinton.

Vizita e presidentit Zardari zhvillohet një muaj pas rishikimit të strategjisë amerikane për Pakisntain dhe Afganistanin dhe pason një krizë madhore politike në Pakistan.

XS
SM
MD
LG