Lidhje

Presidenti i përkohshëm i Malit mbërrin në Bamako


Presidenti i përkohshëm i Malit mbërriti në Bamako për të marrë detyrën, pasi udhëheqësit ushtarakë të grushtit të shtetit ranë dakord ti dorëzojnë pushtetin një qeverie civile, sipas marrëveshjes me vendet fqinje që u njoftua dje.

Ish kryetari i parlamentit të Malit, Dioncounda Traore, do të shërbejë si president me një qeveri kalimtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Ai shkoi me avion në Mali dje nga Burkina Faso, ku jetonte përkohësisht në mërgim.

Zyrtari i Bregut të Fildishtë, Adama Bitongo, tha se grupi rajonal prej 15 anëtarësh po heq sanksionet që iu vunë Malit për ta detyruar juntën ushtarake t’ia dorëzonte pushtetin udhëheqësve civilë pas marrëveshjes së arritur me udhëheqësit e grushtit të shtetit të premten vonë.

XS
SM
MD
LG