Lidhje

Pezullohen përpjekjet e ndërmjetësimit për largimin e Salehut nga presidenca


Pezullohen përpjekjet e ndërmjetësimit për largimin e Salehut nga presidenca
Pezullohen përpjekjet e ndërmjetësimit për largimin e Salehut nga presidenca

Një këshill i përbërë nga disa vende arabe ka pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit, pasi Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh nuk pranoi të nënshkruante një marrëveshje për kalimin e pushtetit.

Këshilli për Bashkëpunim në Gjirin Persik e mori vendimin dje, pasi zoti Saleh u tërhoq nga marrëveshja një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes nga opozita jemenase me parashikimin se presidenti do ta nënshkruante dje. Është hera e tretë që Presidenti jemenas refuzon nënshkrimin e marrëveshjes.

Në bazë të këtij propozimi, zoti Saleh do të gëzonte imunitet nga ndjekja penale, nëse ia transferonte pushtetin një zëvendësi brenda 30 ditësh nga nënshkrimi i dokumentit.

XS
SM
MD
LG