Lidhje

Pres. Obama u ofron ndihmë amerikanëve që të rifinancojnë borxhin e shtëpisë

  • Zëri Amerikës

Pres. Obama u ofron ndihmë amerikanëve që të rifinancojnë borxhin e shtëpisë

Pres. Obama u ofron ndihmë amerikanëve që të rifinancojnë borxhin e shtëpisë

Presidenti amerikan Barak Obama po i ofron amerikanëve që kanë në pronësi shtëpi rastin për të rifinancuar huatë e shtëpive, për të shfrytëzuar avantazhin e krijuar nga niveli tepër i ulët, thuajse rekord, i interesave bankare.

Zoti Obama tha sot se vlera e miliona shtëpive ka rënë ndjeshëm gjatë ngadalësimit ekonomik, duke i lënë shumë nga pronarët e shtëpive me hua bankare që janë më të mëdha se vlera e shtëpive të tyre dhe të paaftë për të negociuar kushtet e huasë.

Ai tha se kriza “e ka goditur mu në të zemër klasën e mesme amerikane, që kanë në pronësi shtëpi”. Presidenti tha se plani i tij, që sipas vlerësimeve të Shqëpisë së Bardhë mund të prekë rreth 3,5 milionë amerikanë, do t’u jepte pronarëve të përgjegjshëm të shtëpive, rastin të rishikojnë huatë dhe ndoshta të kursejnë rreth 3 mijë dollarë në vit.

Plani për huatë e shtëpive mund të ketë vlerën e rreth 5-10 miliardë dollarëve, të financuara nga taksat ndaj bankave të mëdha dhe ai duhet të miratohet nga Kongresi. Por Kongresi i ka hedhur poshtë dy herë rresht propozime të ngjashme, në kushtet kur vendi ndodhet përballë shqetësimeve për rritjen e deficitit.

XS
SM
MD
LG