Lidhje

Presidenti Obama sfidon republikanët në paraqitjen e tij të parë të fushatës këtë vit


Presidenti Obama sfidon republikanët në paraqitjen e tij të parë të fushatës këtë vit
Presidenti Obama sfidon republikanët në paraqitjen e tij të parë të fushatës këtë vit

Presidenti Barak Obama bëri udhëtimin e parë të fushatës për këtë vit, duke shkuar në Ohajo, një nga nga shtetet që ka të ngjarë të vendosin për rezultatin e zgjedhjeve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain na infromon nga Shtëpia e Bardhë se presidenti i sfidoi ligjvënësit republikanë duke bërë një emërim të rëndësishëm pa marrë parasysh kundërshtimet e tyre.

Një ditë pas betejës së parë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale, Presidenti Obama konfrontoi drejtpërdrejt kundërshtarët republikanë dje, duke emëruar drejtorin e ri të Byrosë së Mbrojtjes Financiare të Konsumatorëve.

Presidenti emëroi ish prokurorin e përgjithshëm të Ohajos, Riçard Kordrej në këtë post në korrik të vitit të kaluar, por republikanët në Senat refuzuan ta konfirmonin emërimin, duke thënë se agjencia do të ishte shumë e fuqishme dhe jashtë kontrollit.

Zoti Obama tha në një shkollë të mesme periferike se industria financiare e Shteteve të Bashkuara ka nevojë për më shumë rregulla dhe jo më pak.

"E vetmja arsye që republikanët në Senat e bllokuan konfirmimin e Riçardit ishte se ata nuk janë dakord, së pari, me ligjin për krijimin e kësaj agjencie. Ata duan ta dobësojnë ligjin. Ata duan ta bëjnë fare të pafushiqëm”.

Presidenti, i irrituar nga bllokimi i këtij emërimi, e anashkaloi dje Senatin dhe e emëroi zotin Kordraj.

"Kur Kongresi refuzon të veprojë dhe si rezultat dëmton ekonominë tonë dhe rrezikon njerëzit, atëhere si president unë e kam për detyrë të bëj ç’farë të mundem edhe pa ta”.

Republikanët të indinjuar reaguan menjëherë, duke thënë se presidenti e tejkaloi autoritetin e tij me këtë emërim.

Në një deklaratë me shkrim, udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Senatori Miç Mekonëll e quajti vendimin e zotit Obama “një rrëmbim të pashembullt të pushtetit” që me “arrogancë shmangu popullin amerikan”.

Një deklaratën e tij, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bojner, tha se pret që gjykatat ta shpallin këtë emërim të paligjshëm.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar që zoti Cordray të paraqitet në Kongres për dëshmi nga fundi i këtij muaji.

Zoti Obama foli një ditë pasi rivalët e tij republikanë Mit Romni dhe Rik Santorum përfunduan praktikisht në vend të parë në zgjedhjet paraprake në Ajova, ndërsa Ron Poll në vend të tretë me një diferencë të vogël votash.

Vizita e zotit Obama në Ohjo i dha rastin atij të bëjë fushatë në një nga shtetet që mund të vendosë nëse ai do të rizgjidhet në muajin nëntor.

Fjalimi i tij u përqendrua kryesisht në mbrojtjen e shtresës së mesme të amerikanëve, një temë që ka të ngjarë të bëhet motivi i fushatës së tij.

"Premtoj se do të bëj gjithçka që të mundem, çdo ditë, çdo minutë dhe çdo sekondë që ky të jetë një vend ku puna këmbëngulëse dhe përgjegjshmëria të kenë kuptim dhe çdokush të ketë mundësi të avancojë”.

Me përfundimin e zgjedhjeve praraprake në Ajova, kandidatët republlikanë do ta vazhdojnë betejën në shtetin Nju Hempshër dhe më tej në Karolinën e Jugut dhe Florida, në të tre këto shtetet ku zhvillohen këtë muaj zgjedhjet paraprake. Kandidatët e kanë shfrytëzuar kryesisht fushatën e tyre të deritanishme për ta kritikuar zotin Obama dhe demokratët për shkak të ekonomisë së dobët të vendit dhe shkallës së lartë të papunësisë.

Presidenti merr pjesë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti pa patur rival nga partia e tij Demokrate.

XS
SM
MD
LG