Lidhje

Presidenti Obama shpalos strategjinë e re amerikane të mbrojtjes


Presidenti Obama shpalos strategjinë e re amerikane të mbrojtjes
Presidenti Obama shpalos strategjinë e re amerikane të mbrojtjes

Presidenti Barak Obama dhe zyrtarë amerikanë të mbrojtjes kanë bërë publike rezultatet e rishikimit të strategjisë së mbrojtes për të ruajtur superioritetin e ushtrisë amerikane por me më pak trupa dhe më efiçiente, e aftë për t’iu përgjegjur sfidave globale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Dan Robinson na sjell hollësi.

Rishikimi strategjik u bë me urdhër të Presidentit Obama vitin e kaluar për të orientuar vendim-marrjen e Pentagonit dhe për të vlerësuar prioritetet në atmosferën e shtrëngimit të buxhetit dhe debatit të ashpër partiak lidhur deficitin dhe borxhin.

Duke njohur rëndësinë e këtij hapi, Presidenti Obama u paraqit sëbashku me sekretarin e Mbrojtjes, Leon Paneta, dhe Shefin e Shtatmadhorisë amerikane, Martin Dempsey, me rastin e shpalljes së rezultateve në Pentagon.

Zoti Obama i vuri theksin përfundimit të operacioneve luftarake amerikane në Irak, zvogëlimit të kontigjentit të trupave në Afganistan, vrasjes së Osama bin-Ladenit dhe operacionit të suksesshëm të NATO-s në Libi. Ai tha se koto zhvillime i sollën Shtetet e Bashkuara në këtë moment tranzicioni.

"Ndërkohë që ne shikojmë përtej luftrave në Irak dhe Afganistan, dhe përfundimit të afatgjatë të ndërtimit të vnedeve nëpërmjet forcës ushtarake, ne do të jemi në gjendje të garantojmë sigurinë tonë me më pak armë konvencinale në terren. Ne do të vazhdojmë të eliminojmë sistemet e preiudhës së luftës së ftohtë në mënyrë që të investojmë për kapacitetet e të ardhmes, përfshirë zbulimin, survejimin dhe interceptimin; anti-terrorizmin, sfidimin e armëve të shakatërrimit në masë dhe aftësinë për të vepruat në një mjedise, ku kundërshtarët do të përpiqen për të na penguar të hymë”.

Zoti Obama tha se forcat ushtarake do të jenë “aktive, elastike dhe të gatshme për t’iu përgjegjur një sërë skenarësh dhe kërcënimesh”. Prania e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Azi-Paqësorit do të forcohet dhe zoti Obama përsëriti atë që tha në muajin nëntor në Australi, se shkurtimet “nuk do të bëhen në dëm të rajoneve me rëndësi kritike”.

Sekretari i Mbrojtjes, Leon Paneta, tha ndërkaq, se strategjia e re ka për qëllim shkurtimet e shpenzimeve të mbrojtjes në formë të balancuar me 487 miliardë dollarë gjatë 10 vjetëve, por kjo nuk do të thotë se është zgjedhje mes sigurisë kombëtare dhe përgjegjësisë fiskale.

Zoti Paneta tha se një “forcë e përbashkët më e vogël, e gatshme dhe e pajirur mirë” do të përqendrohet në rajonin e Paqësorit dhe në Lindjen e Mesme.

"Rëndësia e këtij rajoni është në rritje për të ardhme e ekonomisë dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Kjo do të thotë, për shembul, se ne duhet të ruajmë avantazhin teknologjik ushtarak dhe lirinë e veprimit. Në të njejtën kohë, Shtetet e Bashkuara do të investojnë për praninë dhe kapacitetet tona ushtarake më gjerë në Lindjen e Mesme”.

Sekretari Paneta tha se ushtria ameriane duhet të jetë e aftë të luftojë në disa konflikte në të njejtën kohë dhe “të konfrontojë dhe të mundë më shumë se një armik njëherësh”.

Në fjalën e tij, Presidenti Obama tha se hollësitë e kësaj strategjie do të shpalosen në javët e ardhëshme.

"Do t’i inkurajoja të gjithë të kujtojnë atë që tha dikur Presidenit Ajzenhauer. ‘Çdo propozim duhet peshur mirë në kuadrin e konsideratave më të gjera, për nevojën e ruajtjes së balancës në programet dhe mes programeve kombëtare’. Pas një dekade lufte dhe ndërkohë që ne rindërtojmë burimin e forcës tonë në vend dhe jashtë, është koha për ta rivendosur këtë balancë”.

Presidenti Obama tha se buxheti i mbrotjes së Shteteve të Bashuara do të rritjet më ngadalë gjatë 10 vjetëve të ardhëshme, por ai do të përmbushë përgjegjësitë globale të Amerikës.

XS
SM
MD
LG