Lidhje

Presidenti Obama viziton sot selinë e CIA-s


Presidenti Obama viziton sot selinë e CIA-s
Presidenti Obama viziton sot selinë e CIA-s

Presidenti Barak Obama viziton sot selinë e CIA-s, Agjencia e Shërbimit Inteligjent amerikan, për të falenderuar punonjësit e saj për punën e kryer në gjetjen e terroristit më të kërkuar në botë, Osama bin Laden.

Vizita në selinë e CIAs, kryehet thuajse 3 javë mbasi forcat komando amerikane vranë bin Ladenin në një sulm, në Pakistan.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti do të takohet me pjestarë të shërbimit inteligjent për t’i përgëzuar ata për punën që ata bënë çdo ditë dhe veçanërisht për “punën e tyre të shkëlqyer” për rënien në gjurmët e bin Ladenit.

Presidenti Obama shkoi javën e kaluar në Fort Campbell të Kentakit për të falenderuar personelin ushtarak që u përfshinë në sulmin për gjetjen e bin Ladenit.

XS
SM
MD
LG