Lidhje

Pretenduesi i Fronit Mbretëror, Leka Zogu I, përcillet me nderime zyrtare


Pretenduesi i Fronit Mbretëror, Leka Zogu I, përcillet me nderime zyrtare
Pretenduesi i Fronit Mbretëror, Leka Zogu I, përcillet me nderime zyrtare

Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova, dhe personalitete të larta shtetërore nga të dy vendet përcollën sot me nderime pretendentin e Fronit Mbretëror, Leka Zogu I, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare pas sëmundjeve në zemër dhe mushkëri. Ceremonialet funebre u kryen sot për disa orë në hollin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që institucionet shtetërore mbanin sot zi kombëtare me flamuj të ulur në gjysmë shtizë. Qytetarë, zyrtarë dhe diplomatë të shumtë, politikanë dhe veprimtarë vendosën kurora dhe tufa me lule pranë arkëmortit të pretendentit të Fronit Mbretëror, gjatë ceremonialit zyrtar, ku morën pjesë pothuaj të gjithë udhëheqësit më të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Krahas nderimeve civile, të ndjerit iu kushtua edhe një ceremonial i posaçëm fetar nga përfaqësues të të gjitha bashkësive fetare. Në ceremoni mbajti një fjalë nderimi kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Zoti Basha tha se “Leka Zogu, djali i mbretit Ahmet Zog, meriton nderime të veçanta dhe me krenari kombëtare”. Sipas tij, “angazhimi i Leka Zogut për demokracinë shqiptare asnjëherë nuk u shkëput nga kujdesi i jashtëzakonshëm për fatet e Kosovës”.

Pretendenti i Fronit Mbretëror Shqiptar Leka Zogu I u largua me familjen mbretërore nga Shqipëria i sapolindur vetëm 2 ditësh, për shkak të pushtimit të vendit nga fashistët italianë. Gjatë gjithë jetës së tij ai organizoi veprimtari antikomuniste dhe përpiqej të afronte demokracinë në vendin e tij. Ai erdhi përkohësisht në Shqipëri në vitet 1993 dhe 1997, dhe u vendos të jetonte përgjithmonë në vitin 2002, i tërhequr nga jeta politike.

XS
SM
MD
LG