Lidhje

Princi Filip i Britanisë del nga spitali pas një procedure në zemër

  • Zëri Amerikës

Princi Filip i Britanisë del nga spitali pas një procedure në zemër

Princi Filip i Britanisë del nga spitali pas një procedure në zemër

Pallati i Bakingamit në Londër, njoftoi se Princi Philip doli sot nga spitali, pas trajtimit për një arterie të bllokuar në zemër. Bashkëshorti i mbretëreshës Elizabet qëndroi 4 ditë në spitalin Papworth, nën vëzhgimin e mjekëve, pas procedurës së zhbllokimit të arteries.

Princi 90-vjeçar ju nënshtura një procedure të sukseshshme të premten, gjatë së cilës mjekët i vendosën pajisje për zhbllokimin e arterieve, që shërbejnë për përmirësimin e rrjedhjes së gjakut.

Bashkëshorti i mbretëreshës nuk ishte në shtëpi për festimet e Krishtlindjes dhe mungoi edhe në ceremoninë e përvitshme të gjuetisë së fazanëve. Ditën e Krishtlindjes Princin Philip e vizituan në spital 6 nga nipërit e tij, përfshirë Princin William dhe Princin Harry.

XS
SM
MD
LG