Lidhje

Problemet e mungesës së energjisë elektrike në Japoni


Problemet e mungesës së energjisë elektrike në Japoni
Problemet e mungesës së energjisë elektrike në Japoni

Zyrtarët japonezë thonë se po shqyrtojnë mënyra për të përballuar problemin e mungesës së energjisë elektrike këtë verë, duke përfshirë vendosjen e kufizimeve për kompanitë e mëdha, përfitime për ata që kursejnë energji dhe ndryshimin e orës.

Zyrtarët e qeverisë japoneze diskutuan një plan shpëtimi për Kompaninë Tokjo të Energjisë Elektrike, pronare e uzinës bërthamore të Fukushimës. Qeveria thotë se kompania duhet të mbetet private me aksione të mjaftueshme për të paguar viktimat e aksidentit më të rëndë bërthamor në 25 vjet.

Në uzinën e Fukushimës, punëtorët njoftuan sot se niveli i ujit me radioaktivitet të lartë vazhdon të rritet në bodrumet dhe tunelet e disa prej gjashtë reaktorëve bërthamorë, pavarësisht nga përpjekjet prej një jave për ta pompuar atë jashtë.

XS
SM
MD
LG