Lidhje

Projekt-ligji i ri i pronave dhe opozita


Qeveria shqiptare publikoi sot një projekt-ligj për trajtimin e pronave dhe përfundimin e kompensimeve të tyre, ambicjen se do ta mbyllë këtë cështje brenda një dekade.

Shtysa kryesore për të rishikuar tërësisht gjendjen e pronave në Shqipëri erdhi nga Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut, ku shumë pronarë shqiptarë po fitonin gjyqet me shtetin e tyre.

Bashkimi Europian i ka vënë pronat në qendër të detyrave të Shqipërisë për integrim të mëtejshëm.

Qëllimi i reformës është të ulë në minimum padrejtësitë e bëra në kohë të ndryshme me pronën.

Kryeministri Edi Rama tha se reforma e pronave është radikale për të kthyer pronat te pronarët dhe tek publiku, dhe për të hequr barrën e një morie vendimesh nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, rekomandimet e të cilës po zbatohen plotësisht.

Zoti Rama tha se pronat janë ngatërruar aq shumë nga gjykatësit e korruptuar sa e kanë futur popullin ne konflikt të vazhdueshëm social. 70 për qind e pronarëve janë ende nëpër korridoret e gjykatave, si viktima të korrupsionit të radhës.

Procedurat aktuale ligjore, sipas tij, nuk garantojnë barazinë e qytetarëve para ligjit, ushqejnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndaj dhe agjencia nuk ka marrë vendime për të mos vazhduar padrejtësitë e deritanishme.

Megjithatë reagimi i opozitës ishte i menjëhershëm. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike të opozitës, Jorida Tabaku, deklaroi se projekt-ligji i qeverisë synon ta kthejë gjendjen e pronave në vitin 1976, pra 40 vjet prapa dhe se ky është projektligji më i ashpër kundër pronarëve.

Projekt/ligji parashikon rivlerësimin e pronave dhe dokumentave që pretendohen, si dhe ngritjen e një institucioni që kryejë kompensimet sipas vlerave aktuale, nëse kthimi fizik i pronës nuk është i mundur.

Rreth 75 për qind e pronarëve presin kompensime që nuk i kanë marrë asnjëherë deri sot.

Brenda 10 vjetëve do të marrin përgjigje të gjitha kërkesat, sipas rendit kronologjik të vendimarrjes në kohë.

Agjencia e pronave do të shqyrtojë brenda 6 muajsh mangësitë ligjore të 26 mijë vendimeve për kompensim.

Brenda këtij afati pronarët duhet të plotësojnë mangësitë para se të marrin kompensimin.

Agjencia do të lehtësojë procedurat për të mbyllet proceset rast pas rasti.

Projekt-ligji po ashtu krijon fondin shtetëror për kthimin fizik të pronave.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG