Lidhje

Protesta kundër arrestimeve në Luginën e Preshevës


Mijëra shqiptarë protestuan sot në Luginën e Preshevës kundër arrestimit të tetë shqiptarëve nga policia serbe, pesë nga të cilët nën dyshimet për krime lufte. Protestuesit i bënë thirrje Beogradit që, siç thuhet, t’i jap fund politikës së diskriminimit ndaj shqiptarëve, ndërsa komunitetit ndërkombëtarë që të ndërhyjë për të shmangur shkallëzimin e situatës në zonë. Arrestimet nxitën reagime edhe të institucioneve e partive politike në Kosovë, të cilat thanë se ato ishin veprime politike në prag të zgjedhjeve të nesërme të Serbisë, të cilat do të mbahen edhe në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

XS
SM
MD
LG