Lidhje

Forcohen zërat për marrëveshje PS-LSI


Burime të të dy krahëve flasin se palët kanë gjetur një zgjidhje. Lsi mund të dalë nga qeveria, ndërsa socialistët do të votojnë tre ligjet e kërkuara nga Brukseli. Kryeministri Berisha u takua sot me zotin Meta

Në Shqipëri po forcohen zërat për arritjen e një marëveshjeje elektorale mes Lëvizjes socialiste për Integrim dhe Partisë socialiste. Burime nga të dyja forcat politike pranojnë se palët kanë rënë në parim dakort dhe se marrëveshja parashikon daljen e e Lsi nga qeveria dhe votimin nga ana e socialistëve të tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli. Zoti Meta pati sot një takim kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha, ndërsa nesër pritet që kryesia e partisë socialiste t’i bëjë zyrtarisht ftesë Lsi që të bashkohen në një koalicion për zgjedhjet e qershorit

Skena politike shqiptare mund të marrë një tronditje të fortë të papritur kur duhen më pak se tre muaj që vendi të shkojë në zgjedhje. Lëvizja socialiste për Integrim, aleati kryesor i së djathtës në pushtet, mund të dalë nga qeveria për të hyrë në garën elektorale të qershorit në krah të partisë socialiste, duke u rikthyer kështu në familjen e saj politike natyrale. Burime nga të dy partitë shprehen për arritjen e një marrëveshjeje mes kryetarit socialist Edi Rama dhe atij të Lsi Ilir Meta, por askush pohon zyrtarisht detajet e saj.

Zëra për koalicion PS-LSI
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:12 0:00

Nesër pritet që kryesia e partisë socialiste të diskutojë për cështjen e koalicioneve dhe t’i drejtohet zyrtarisht me një kërkesë LSI për t’u bashkuar, ndërsa forca kryesore e opozitës duket se ka pranuar që të votojë në parlament të tre ligjet dhe reformat e kërkuara nga Brukseli si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kjo është gjithshka që deri tani palët pranojnë se kanë rënë dakort, ndërsa nuk dihen ende kushtet e tjera të kësaj marëveshjeje, nëse ajo do të materializohet, dhe cfarë ndarje pushteti do të ketë mes palëve. Një efekt të parë ajo pritet të ketë mbi qeverinë e cila do të rrezikonte në një rast të tillë të humbasë numrat e mbështetjes në parlament. Kryeministri Berisha pati sot një takim kokë me kokë me zotin Meta, ndërsa të gjithë mediat kryesore të vendit i kishin bërë jehonë afrimit të mundëshëm mes PS dhe LSI-së. Rreth takimit nuk ka patur asnjë njoftim. Vetë zoti Meta evitoi komentet që janë të papërshtatshme sic tha ai në një ditë si 1 prilli, ndërsa deputetët e LSI pavarësisht kritikave, të shfaqura ditë më parë, sot i qëndruan linjës së shumicës dhe votuan në favor të dekreteve për anëtarët e gjykatës kushtetues dhe asaj të lartë.

Zërat për marrëveshjen Rama Meta u paraprinë që nga e shtuna nga një seri thirrjes publike të përfaqësuesve të lartë të së majtës europiane, pikërisht për një bashkim mes dy forcave të majta. Të shtunën ishte presidenti I partisë socialiste europiane Sergei Stanishev, të dielën zëvendëspresidenti I parë I parlamentit Gianni Pittella, ndërsa sot ishte radha e presidentit të internacionales socialiste Jorgos Papandreu, që të kërkonte që të dy drejtuesit të linin pas krahëve divergjencat dhe të bashkoheshin për të garantuar fitoren e së majtës në zgjedhjet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG