Lidhje

“Libri i Psalmeve të Gjirit”, mund të jetë me vlerën më të lartë


“Libri i Psalmeve të Gjirit”, mund të jetë libri me vlerën më të lartë në botë.

Javën e ardhshme ky libër shfaqet para publikut në New York. “Libri i Psalmeve të Gjirit” u shtyp në Kembrixh të Masaçusetsit në vitin 1640, libri i parë i botuar në Shtetet e Bashkuara. Ai përmban 400 faqe vargjesh të Biblës dhe ishte shtypur nga Puritanët që erdhën në Amerikë për t'i shpëtuar përndjekjes në Evropë.

Shtëpia e Ankandeve Sotheby thotë se parashikon që libri të shitet deri në 30 milionë dollarë, kur të vihet në ankand në nëntor.

Kopja e librit që po hidhet në ankand është pronë e Kishës së Vjetër të Jugut në Boston dhe është një nga vetëm 11 kopjet që ekzistojnë.

Kopja e fundit që ishte shitur deri sot, ishte hedhur në treg në vitin 1947 dhe u ble për 151 mijë dollarë, një shifër rekord për kohën.
XS
SM
MD
LG