Lidhje

Qeveria greke paraqet buxhetin me masa shtrënguese


Qeveria greke paraqet buxhetin me masa shtrënguese
Qeveria greke paraqet buxhetin me masa shtrënguese

Greqia parashikon se deficiti i saj buxhetor do të pakësohet ndjeshëm vitin e ardhshëm, ndërsa ekonomia vazhdon të tkurret dhe papunësia të rritet.

Qeveria e përkohshme paraqiti sot në parlament buxhetin e vitit 2012. Plani i shpenzimeve duhet të miratohet shpejt për të siguruar lëvrimin e 11 miliardë dollarëve nga paketa e ndihmave ndërkombëtare miratuar vitin e kaluar.

Ministri i Financave Evangelos Venizelos tha se vendi nuk do të duhet të ndërmarrë masa të tjera përveç rritjes së taksave, shkurtimit të shpenzimeve dhe eliminimit të disa posteve qeveritare. Masat shtrënguese të ndërmarra deri tani kanë çuar në një recesion të thellë në Greqi.

XS
SM
MD
LG